Netflix thotë se abonimi me reklama ka 15 milionë përdorues në muaj

Teknologji

Netflix thotë se abonimi me reklama ka 15 milionë përdorues në muaj

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 00:06
Foto ilustrim

Netflix tha të mërkurën se abonimi me reklama kishte arritur në 15 milionë përdorues aktivë në muaj.

Kjo vjen një vit pasi gjiganti i transmetimit lansoi një abonim më të lirë për të “ringjallur” rritjen e abonentëve dhe të ardhurat pas një ngadalësimi.

Kompania kishte pesë milionë përdorues mujor të abonimit me reklama në muajin maj.

Një muaj pasi Netflix lansoi opsionin e abonimit me reklama vitin e kaluar, rivali i saj Disney+ gjithashtu bëri të njëjtën gjë në një përpjekje për të rritur fitimin në shërbimin e saj të transmetimit.

Shërbimet e tjera të transmetimit sikurse HBO Max, Paramount+ dhe Peacock gjithashtu ofrojnë versione me reklama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat