YouTube po teston një chatbot që do t’ju jap informacione për përmbajtjen e videove

Teknologji

YouTube po teston një chatbot që do t’ju jap informacione për përmbajtjen e videove

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 10:06
Chatboti gjithashtu mund t’ju pyesë për një temë nëse jeni duke parë një video edukative.

YouTube po teston një chatbot të ri që është krijuar për t’ju dhënë më shumë informacione në lidhje me ndonjë video që shikoni në këtë platformë.

Mjeti bisedor me Inteligjencë Artificiale, synon t’u përgjigjet pyetjeve tuaja në lidhje me një video dhe gjithashtu mund të rekomandojë përmbajtje të ngjashme.

Chatboti gjithashtu mund t’ju pyesë për një temë nëse jeni duke parë një video edukative.

Veçoria vjen si pjesë e një shtytjeje më të gjerë nga Google për të integruar Inteligjencën Artificiale në shërbimet e saj, duke përfshirë Search, Gmail dhe paketën e produktivitetit të zyrës.

Vetëm në YouTube, gjiganti teknologjik ka prezantuar një sërë veçorish me AI për krijuesit e videove. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat