Mbyllet rrjeti më i popullarizuar për biseda anonime

Teknologji

Mbyllet rrjeti më i popullarizuar për biseda anonime

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 09:13
Omegle

Përdoruesit e rrjeti social Omegle ditëve të fundit s’kanë mundur të kenë qasje në këtë platformë. Në faqen zyrtare të saj është vendosur një njoftim i gjatë, ku ndër të tjera thuhet se ky rrjet “nuk është më i qëndrueshëm financiarisht dhe psikologjikisht”.

Pronari i këtij rrjeti social për biseda virtuale, Leif K Brooks, ka shkruar në reagim se nëpërmjet rrjetit ka tentuar të zhvillojë kulturat mes individëve dhe bisedën e mirëfilltë. Ai ka theksuar tutje se “pothuajse çdo mjet mund të përdoret për të mirë, ose për të keq dhe kjo është e vërtetë për mjetet e komunikimit”.

Sipas Brooks, rrjeti social i tij është keqpërdorur për biseda që mund të kenë ngjallur frikë dhe panik, e për shkak të kësaj, ai ka vendosur të ndalojë Omeglen.

“Fatkeqësisht, e drejta nuk mbizotëron gjithmonë. Sado që do të doja që rrethanat të ishin të ndryshme, stresi dhe shpenzimet e kësaj lufte – së bashku me stresin ekzistues dhe shpenzimet e funksionimit të Omegle, dhe luftimin e keqpërdorimit të tij – janë thjesht të tepërta. Operacioni Omegle nuk është më i qëndrueshëm, financiarisht dhe psikologjikisht. Sinqerisht, nuk dua të kem një atak në zemër në të 30-at e mia”, ka shkruar ai.

Ai i ka falënderuar përdoruesit me qëllime pozitiver, duke shtuar se s’mundem të vazhdoj më luftën.

Çfarë është Omegle?

Omegla është një nga faqe më të popullarizuara të bisedave në internet. Ai lidh përdorues të rastësishëm të identifikuar vetëm si “ti” dhe “i huaj”, ndërsa mundëson që përdoruesi të mos e jap identitetin e vërtetën.

Bisedat janë anonime, përpos nëse përdoruesi ka dashur të tregojë identitetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat