iPhone 16 Pro do të zgjidhë problemin e shumë e njerëzve që posedojnë një iPhone 15 Pro Max

Teknologji

iPhone 16 Pro do të zgjidhë problemin e shumë e njerëzve që posedojnë një iPhone 15 Pro Max

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Iphone 14 Pro Max dhe ai 15 Pro Max janë modelet më të shitura të Apple, kjo për shkak të veçorive më speciale që ofrohen nga këto dy modele.

“Pro Max” janë kryesisht modelet me ekrane më të mëdha dhe ofrojnë një sërë funksionesh që nuk mund të gjenden nga modelet e tjera të iPhone.

Megjithatë, një ekran i madh po del të jetë problem për njerëzit që duan ta përdorin telefonin e tyre vetëm me një dorë.

Dikush mund të hasë në vështirësi për të rrëshqitur përgjatë sistemit iOS me vetëm një dorë dhe duhet të kap telefonin me dy duart për të arritur aplikacionet e synuara.

Sistemi operativ iOS nuk u optimizua kurrë për përdorim me një dorë në telefonat më të mëdhenj.

Tani një raport i PhoneArena sugjeron se iPhone 16 Pro me një ekran 6.3 inç mund të jetë një opsion më i mirë për ata që duan një balancë midis një ekrani të madh dhe përdorimit të telefonit me një dorë.

Përfshirja e mundshme e një kamere me zmadhim optik 5x dhe një rritje e lehtë e kapacitetit të baterisë në iPhone 16 Pro 6.3 inç janë vërejtur si përfitime shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat