Bill Gates: Interneti i ndihmoi njerëzit me “ide të çmendura” të gjenin njëri-tjetrin

Teknologji

Bill Gates: Interneti i ndihmoi njerëzit me “ide të çmendura” të gjenin njëri-tjetrin

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 16:30
Bill Gates

Bill Gates menduar fillimisht se interneti do ta bënte botën më të arsyeshme, por më vonë e kuptoi se ishte mjet për dezinformata dhe “ide të çmendura”.

Sipas multimiliarderit, atë mendim patën të gjithë njerëzit që e filluan revolucionin digjital.

Ai priste që interneti do t’i bënte njerëzit të kërkonin informacion dhe të ishin më të përgjegjshëm.

Megjithatë, kreu i Microsoftit beson se ka ndodhur e kundërta e asaj që pritej, raporton Business Insider.

“Kishte shumë prej tyre me ide të çmendura”. Le ta quajmë veten QAnon (ndjekës të teorive konspirative)”, theksoi Gates.

Ai shpreson se brezat e rinj do të jenë mjaft kreativë për ta zgjidhur çështjen e dezinformatave.

Gjithashtu ai e mbështet Inteligjencën Artificiale (Al) dhe beson se është marrëzi të luftosh kundër saj, pasi sipas tij do ta lehtësojë mungesën e fuqisë punëtore dhe do ta bëjë botën më të pasur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat