Fjalët kyçe më të kërkuara në Google për vitin 2023 nga shqiptarët

Teknologji

Fjalët kyçe më të kërkuara në Google për vitin 2023 nga shqiptarët

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 21:17
Ilustrim

Specialist i botës së teknologjisë, Tomi Kallanxhi, ishte sot i ftuar në studion e “Wake Up” ku ka folur mbi kërkimet më të shpeshta në 'Google' gjatë 2023 nga shqiptarët.

"Në krye janë Luiz Ejlli dhe ChatGPT. ChatGPT është në shifra shumë të larta, është në vend të parë në totalin vjetor që nga 1 janari deri tani që flasim. Dhe kjo është një gjë pozitive që njerëzit kërkojnë ChatGPT, që është një gjë trending globale, që duan të mësojnë më shumë, si të përdorin të renë. Edhe “Big Brother VIP” është në Top 5 të fjalëve më të kërkuara të 2023.

Lidhur me “Big Brother VIP 3”, Tomi u shpreh:

“Big Brother VIP 3” pikun e ka nisur që më 26 nëntor. Që nga kjo datë është Gati 81% e userave që kanë naviguar online, kanë kërkuar të paktën një herë për “Big Brother VIP”, në periudhën nga data 26 nëntor deri në 2 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat