Frigoriferi që punon me inteligjencë artificiale: Sugjeron receta të bazuara në ushqim, luan YouTube dhe TikTok

Teknologji

Frigoriferi që punon me inteligjencë artificiale: Sugjeron receta të bazuara në ushqim, luan YouTube dhe TikTok

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 11:00
Frigoriferi Flex

Kompania koreano-jugore Samsung ka njoftuar se vitin e ardhshëm do të nxjerrë në treg një frigorifer të ri inteligjent.

Siç u tha, Frigoriferi Flex me 4 Dyer do të jetë në gjendje të sugjerojë receta të bazuara në ushqimet e disponueshme në frigorifer me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI).

Funksioni mund të rregullohet në mënyrë që frigoriferi të sugjerojë vetëm pjata vegane ose pjata pa gluten ose pa glukozë.

Pajisja do të ketë një aplikacion për receta dhe një kamerë që do të identifikojë maksimumi 33 lloje produktesh, transmeton portali teknologjik The Verge.

Frigoriferi do të ketë një ekran me prekje ku përdoruesit mund të shfaqin imazhe nga telefonat Samsung Galaxy ose të hap aplikacionet YouTube dhe TikTok.

Ky nuk është frigoriferi i parë inteligjent i Samsung, por firma koreano-jugore është e para që theksoi funksionet e inteligjencës artificiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat