Google zbulon mjetin me Al që kujton gjithçka që ju keni harruar ku e keni lënë

Teknologji

Google zbulon mjetin me Al që kujton gjithçka që ju keni harruar ku e keni lënë

Më: 19 maj 2024 Në ora: 11:28
Gjiganti teknologjik ka njoftuar një sërë përmirësimesh të mëdha në përpjekjet e saj me Al.

Humbja e syzeve ose çelësave tani mund të jetë problem i së shkuarës pasi Google ka zbuluar një mjet të ri me Al që shikon dhe dëgjon gjithçka.

Gjiganti teknologjik ka njoftuar një sërë përmirësimesh të mëdha në përpjekjet e saj me Al.

Teksa OpenAl ka prezantuar një chatbot të përmirësuar që flet si Siri, Google po shpreson të fitojë “zemrat” e përdoruesve me konceptin e ri Project Astra që sheh gjithçka rreth jush duke e përdorur kamerën e telefonit tuaj, shkruajnë mediat e huaja.

Madje, ai mund të identifikojë emrin e pjesëve në një pajisje.

Por, edhe më tronditëse është aftësia e teknologjisë për të kujtuar krejt çka shihet ndërsa ecni nëpër dhomë.

Bëhet e ditur se Project Astra do të shfaqet në produktet e Google si Gemini më vonë këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat