Kompania u është përgjigjur thashethemeve që thoshin se Facebook po përdorë mikrofonin e celularëve të përdoruesve për t’i përgjuar.
E gjitha filloi pas një artikulli të publikuar në “The Independent”, që raportonte se si një profesoreshë e komunikimit nga USF kishte zbuluar se Facebook i kishte ofruar asaj reklama me tema të ngjashme me gjërat që ajo i kishte diskutuar pranë celularit të saj.
Jo befasisht, kjo storje më pas u shpërnda shpejtë në Facebook dhe sot kompania është përgjigjur në një qëndrim zyrtar në përpjekje për të qartësuar situatën.
Siç tha për Gizmodo: “Facebook nuk e përdorë mikrofonin për të ofruar reklama ose storje në faqen e të rejave. Bizneset janë në gjendje që të servojnë reklama të ndryshme bazuar në interesat e njerëzve dhe informatave demografike, por jo përmes zërit”.