Të mos shiten armët në Facebook

Teknologji

Të mos shiten armët në Facebook

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 16:33
Ilustrim

Senatori i SHBA-ve Edward Markey, i ka adresuar një letër publike Facebook-ut duke ua përshkruar në detaje arsyet pse duhet ta ndalojnë rreptësishtë shitjen e armëve dhe municionit në webfaqe dhe në platformën e Instagramit.

“Jam thellësisht i shqetësuar për shitjen e armëve në Facebook dhe Instagram apo llojet e tjera të shitjeve online, të cilat mund t’i shkelin rregullat e shtetit dhe ato federale duke shkaktuar sulme me armë. Kërkoj nga Facebook dhe Instagram që të ndalojnë shitjen e këtyre armëve” ka shkruar ai në letrën e drejtuar ndaj Mark Zuckerberg.

Kjo letër ka ardhur pas raportimit të mediave se vrasësi i pesë policëve në Teksas kishte blerë armën nëpërmjet një shitësi që e kishte njohur në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat