Aplikacioni i ri i Facebook ndihmon të verbërit ‘'të shohin’' fotografitë

Teknologji

Aplikacioni i ri i Facebook ndihmon të verbërit ‘'të shohin’' fotografitë

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 21:36
Ilustrim

Rrjeti social Facebook ka krijuar aplikacionin të ri për pajisjet iOS, i cili ndihmon të verbrit “të shohin” fotot. Aplikacioni përdor teknologjinë e njohjes së objekteve për të identifikuar çfarë ka në foto. Kompania ka më shumë se 9 muaj që merret me krijimin e kësaj veçorie dhe e ka provuar tek disa përdorues.

Me ndihmën e inteligjencës artificiale, aplikacioni gjeneron automatikisht një përshkrim të secilës foto, duke treguar se cfarë dhe sa gjëra ndodhen në foto .

Ky aplikacion fillimisht është vënë në dispozicion në gjuhën angleze për përdoruesit e pajisjeve iOS në SHBA, Britani, Kanada, Australi dhe Zelandë të Re. Por drejtuesit e Facebook njoftojnë se ky aplikacion do të jetë së shpejti edhe në gjuhë, shtete dhe platforma të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat