Hartat Apple tani do t’ju tregojnë ku të parkoni

Teknologji

Hartat Apple tani do t’ju tregojnë ku të parkoni

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 11:13
Ilustrim

Ashtu siç bën me Yelp , Apple Maps do të ofrojnë hapjen e aplikacionit Parkopedia , i cili përmban informacione shtesë mbi çmimet , komentet e përdoruesve , ofertat speciale dhe disponueshmerinë në kohë reale.

Në Apple Map kerkimi për “parkim” do të shfaqë të gjitha rezultatet e Parkopedia. Është një aplikacion mjaft i thjeshtë në përdorim . Trajton informacione të përgjithshme, si çdo biznes tjetër, tregon se sa është hapësira bosh në një vend parkimi apo në garazh, si dhe jep të dhëna mbi numrin e vendeve të disponueshme.

”Ne jemi të lumtur mbi shpërndarjen e një informacioni të detajuar tek konsumatorët e Apple Maps në më shumë se 40 milionë vende parkimi në 75 vende të ndryshme . Ky është një hap shumë  i rëndësishëm për Parkopedia. Ndërlidhja që ne realizojmë mes konsumatorit dhe hapësirave automobile është mjaft e gjërë dhe kjo i hap rrugë shpërndarjes dhe rritjes së ideve të reja inovative.” thotë kryetarja e marketingut të Parkopedia , Christina Onesirosan Martinez.

Informacioni mbi Parkopedia tani ofrohet live në Apple Maps.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat