A do të jetë Facebook operatori i ardhshëm call center ?

Teknologji

A do të jetë Facebook operatori i ardhshëm call center ?

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 11:16
Ilustrim

Facebook është kthyer tashmë në një rrjet social për miliarda përdorues , të cilët kontaktojnë dhe komunikojnë me njëri-tjetrin përmes postimeve të përbashkëta. Por jo vetëm social, ai është gjithashtu një vend biznesi , ku shpërndahet informacioni tek konsumatorët dhe klientët, përdoret për reklama dhe marketing, për shpërndarjen e lajmeve dhe jo më vonë se vitin e fundit është kthyer në një “arenë biznesi”.

Me hedhjen e hapit të fundit vitin e kaluar , ku u realizua marrëveshja me Messenger, pritet një ndryshim i fuqishëm për biznesin dhe konsumatorin së bashku. Kjo ishte një lëvizje mjaft strategjike nga ana e Facebook dhe sigurisht tërheqëse për biznesin pasi kjo i lejon ata të kenë akses në tregun global të marketingut.

Platforma të tjera si Google dhe Pinterest reaguan menjëherë duke ofruar opsionin “buy”, duke lejuar konsumatorët të bëjnë blerje përmes siteve të ndryshme. Më e rëndësishmja, ky është një veprim që të jep kontroll të plotë të ndërveprimit me një biznes duke zgjedhur kohën, vendin dhe mënyrën e komunikimit.

Me lançimin e chatbots ndërmjet Messenger është vënë re një rritje e përdorimit të këtyre mundësive dhe aplikacioneve të reja nga ana e zhvilluesve të bizneseve.

Në vetëm një muaj pothuajse 5000 biznese kanë përdorur chatbots për të dërguar konfirmimet e tyre përmes Messenger. Madje edhe video game – Call of Duty ka përdorur chatbot për të dërguar më shumë se gjashtë milion mesazhe tek të apasionuarit pas kësaj loje.

Këto numra nuk janë thjesht shaka. Më përhapjen gjithnjë e më të madhe të Messenger, shtrohet pyetja :

A do të jetë Facebook operatori i ri call center ?

Absolutisht.

Dhe ja përse: Siç e thamë Facebook ka një shtrirje globale përdorimi të pakrahasueshme me asnjë tjetër. Aq më tepër, për shkak të sasive të mëdha të të dhënave personale që ai grumbullon për individët. Facebook ka mundësinë e krijimit të eksperiencave të personalizuara për të cilat ka shumë kërkesë. Por ndoshta teknologjia më e rëndësishme për të cilën ato po punojnë momentalisht është videoja,bileta e garantuar e bizneseve për angazhimin e konsumatorëve.

Konsumatorët duan të marrin përmes video-s. Por konsumatorët  duan gjithashtu të përfshihen në video.

Videoja është kanali i komunikimit tek i cili të gjithë po përpiqen të zgjasin duart. Në Facebook konsumatorët shohin rreth 100 milion orë video në ditë përmes celularit.

Nicola Mendelsohn, zëri president për Facebook në Europë, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë thotë:Facebook me shumë mundësi do të bëhet i gjithi video në pesë vitet e ardhshme. Besoj se së shpejti do të dëgjoj fjalët “Mirëdita! Faleminderit për suportin tuaj të call center, sjellur tek ju përmes Facebook !”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat