Apple në sekondë fiton më shumë se ç’fitoni ju në vit

Teknologji

Apple në sekondë fiton më shumë se ç’fitoni ju në vit

Më: 1 gusht 2016 Në ora: 11:23
Ilustrim

Çdo fund muaji që kalon ne rrimë në tension, ndërkohë që Apple fiton aq sa nuk mund t’i numërojë. Të ardhurat e kompanisë vetëm rriten, tendencë që duket se do të vazhdojë për një kohë të gjatë me gjithë prurjet e vazhdueshme në treg. iPhone 7 që do të dalë në shitje në Shtator do kontribuojë akoma më shumë në grafikun gjithnjë në rrijtje të të ardhurave.

Tani uluni dhe shikoni se si ndryshojnë shifrat e kompanisë vetëm në një sekondë të ditës.

Ndërkohë që po lexoni këtë Apple ka shitur 500 celularë dhe ka fituar rreth 450,000 dollarë.

Një faqe në internet e quajtur Every Second përmban të gjithë informacionin mbi të ardhurat dhe shitjet që realizohen në kohë reale. Faqja nuk mund të vizitohet nga publiku i gjerë, vetëm nga një grup i kufizuar i stafit, por informacionet vijnë nga burime të tjera të inxhinierevë brenda vetë kompanisë.

Gjigandi i pandalshëm që ka pushtuar tregun botëror të telefonisë duket se do ta shijojë këtë sukses edhe në vitet në vazhdim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat