Ja metoda si t'i fshini të gjitha postimet e vjetra në Facebook

Teknologji

Ja metoda si t'i fshini të gjitha postimet e vjetra në Facebook

Më: 1 gusht 2016 Në ora: 22:34
Ilustrim

Me shumë mundësi keni një grumbull postimesh të vjetra në histroinë e errët të Timeline-t tuaj për të cilën keni harruar fare se e keni. Është koha që t’i fshini këto të gjitha dhe ja se si:

E para dhe më e rëndësishmja sigurohuni se si duket Timeline juaj tek publiku i përdoruesve (çdokush që nuk është shoku juaj në Facebook). Për ta bërë këtë shkoni në Timelinë, klikoni mbi tre pikat në të djathtë të butonit Activity Log dhe zgjidhni “Viw as…” ku do të shikoni këtë: Përzgjidhni postin dhe pasi të klikoni mbi ikonën little globe, zgjidhni mes ‘Friends,’ ‘Only Me,’ ose ‘Custom’ opsionin e dëshiruar. Ose mund ta fshini atë tërësisht dukë klikuar mbi ‘X’.

Fshirja e postimeve të vjetra publike

Në çoftë se keni shumë postime publike të cilat doni t’i fshini, besojeni ose jo, Facebook ka një opsion për këtë. Kjo është mënyra më e mirë për të zgjidhur problemin në fjalë:

Klikoni tek security lock në pjesën e sipërme djathtas në Facebook

Zgjidhni ‘See More Settings’

Më pas klikoni në Limit Past Posts. Do t’ju hapet një dritare, ku duhet të klikoni tek butoni “Limit Old Posts” si më poshtë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat