Samsung i paguan gjobë përsëri rivalit të tij Apple

Teknologji

Samsung i paguan gjobë përsëri rivalit të tij Apple

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 10:51
Ilustrim

Apple ka fituar 548 milionë dollarë në një vendim gjygjësor për shkak dizajnit te iPhonë që Samsung ka kopjuar.

Një grup prej më shumë se 100 dizenjuesish kanë mbështetur Apple duke thënë se Samsung duhet të paguajë një gjobë për shkak të kopjimit që i ka bërë kompania iPhone-it të fundit. Apple e kanë mbështetur edhe mjaft emra të famshëm të modës si Calvin Klein dhe Alexander Wang.

Si rezultat i gjykimit kompanisë së iPhone-ve i është dhënë e drejta të marrë një shumë prej 548 milionë dollarësh nga rivali i saj Samsung.

 Nuk është e para herë që Samsung paguan një gjobë kundrejt Apple nën të njëjtën akuzë : kopjimi i teknologjisë dhe stilit të iPhone.

Ndërkohë Samsung u mbështet nga Facebook dhe Google të cilët mundësuan sistemin Android të përdorej në telefonat Samsung.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat