4 mënyra si ta përdorni ndryshe një tabletë të vjetër

Teknologji

4 mënyra si ta përdorni ndryshe një tabletë të vjetër

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 12:00
Ilustrim

Keni një tabletë të vjetër që nuk e përdorni prej kohësh? Ja disa mënyra se si mund ta ktheni atë në një mjet vërtetë ndihmues:

Kamera sigurie

Tabletët nuk njihen për kualitetin e lartë të kamerës, por megjithëse nuk është e mirë për të berë selfie apo foto kur shkoni me pushime, mund ta përdorni atë si një kamera sigurie.

Në këtë link shpjegohet hap pas hapi se si ta ktheni samrtphone-nin (njëlloj funksionon edhe me tabletin) në një kamera sigurie : http://www.cnet.com/how-to/turn-your-old-phone-into-a-home-security-camera/

Image

Ndihmëskuzhinier

Ka një mori aplikacionesh që ju ndihmojnë të gatuani gjëra të shijshme dhe duke e montuar tabletën tuaj diku në kuzhinë mund ta ktheni atë në një ndihmës të vërtetë kuzhine.

Është një zgjidhje e lirë dhe e thjeshtë si dhe mund ta vendosni si ekran në çdo dhomë të shtëpisë.

Image

Kabinë fotografimi

Mund ta montoni tabletën diku në hyrje të shtëpisë suaj dhe cdo kush do të kujtohet të bëjë foto para se të hyjë.

Telekontrollues

E dinit që mund ta përdornit tabletin tuaj edhe si telekomandë për disa nga pajisjet elektronike smart të shtëpisë? Të njëjtën gjë mund ta bëni edhe me telefonin, por tableti është një zgjidhje më e lirë. Në fillim do t’ju duhet të shkarkoni disa aplikacione për ta bërë këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat