Facebook garanton bashkëpunimin me hetuesit për atentatet

Teknologji

Facebook garanton bashkëpunimin me hetuesit për atentatet

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 15:56
Ilustrim

Facebook-u garantoi sot se do të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet gjermane pas kritikave të përgjegjësve rajonalë që, pas dy atentateve dhe shkëmbimit të zjarrit në Bavari, kërkojnë të detyrojë rrjetet sociale të japin të dhëna mbi përdorues të dyshimtë.

“Ne bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet. Ne i kemi dhënë ndihmë në vazhdimësi autoriteteve në Bavari gjatë sulmeve”, garantoi Facebook-u në një komunikatë.

“Terroristët dhe mbështetja e aktiviteteve terroriste nuk lejohen në Facebook”, vazhdon gjiganti amerikan.

Për Facebook-un, nëse ka pasur mosmarrëveshje, “është sepse një numër i konsiderueshëm policësh nuk dinë si të deponojnë një kërkesë korrekte pavarësisht përpjekjeve të faqes për të informuar mbi rregullat që duhen ndjekur për t’i dorëzuar kërkesa për informacion”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat