Kështu mund ta zbuloni se kush e kontrollon profilin tuaj në "Facebook"

Teknologji

Kështu mund ta zbuloni se kush e kontrollon profilin tuaj në "Facebook"

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 17:22
Ilustrim

Të gjithë jeni kuriozë të dini se kush nga miqtë tuaj në "Facebook", e sheh më shumë profilin tuaj. Ndaj ekziston një metodë shumë e thjeshtë për ta zbuluar.

Mjafton të shkoni te profili juaj, të klikoni me butonin e djathtë të mouse-it dhe të zgjidhni opsionin “View page source”. Pastaj shtypni Ctrl+F.

Më pas në kutizën që do dalë në të djathtë lart, shkruani “InitialChatFriendsList”.

Do t’ju dalin disa numra që mund t’iu duken të pakuptimtë. Kopjoni një prej tyre, pa shtesën në fund që mund të jetë (-1) ose (-2), dhe rikthehuni në profilin tuaj që ta bëni "Paste" në krye, pas adresës facebook.com.

Menjëherë do t’iu dalë profili i personit që ka vizituar profilin tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat