Apple Watch 2 vjen sivjet - me GPS dhe procesor më të mirë

Teknologji

Apple Watch 2 vjen sivjet - me GPS dhe procesor më të mirë

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 20:29
Apple Watch 2

Ka kaluar thuajse një vit nga dalja e orës Apple Watch dhe kompania ka njoftuar se versioni i dytë i saj me cilësi më të avancuara do të dalë në fund të këtij viti.

Ora Apple Watch 2 thuhet se do të ketë të njëjtin dizajn si ajo e para, por do të ketë ekstra një GPS të instaluar në të si dhe një barometër për të përmirësuar aftësitë e saktësisë së pozicionit. 

Aja ka edhe një bateri më të madhe, por që e ndaloi Apple nga ofrimi i një forme më të hollë se ajo e versionit të mëparshëm.

Ora e re do të ketë edhe një procesor më të shpejtë 16nm nga TSMC dhe është rezistente ndaj ujit. Modeli nuk ofron mundësinë e thirrjes së telefonatave, megjithëse kompania po punon që ta sjellë atë në një version më të përditësuar.

Shefi i Apple ka premtuar së ora Apple do të behtë akoma më e avancuar dhe do të jetë diçka pa të cilën nuk do të mund të punojmë në aktivitetin tonë të përditshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat