Facebook do të fillojë të shfaqë ads edhe nëse ju keni një bllokues të tyre

Teknologji

Facebook do të fillojë të shfaqë ads edhe nëse ju keni një bllokues të tyre

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 22:15
Ilustrim

Duket se Facebook ka bërë një hap prapa përsa i përket paraqitjes së reklamave në faqet e përduruesve. Ai do të fillojë ti shfaqë ato edhe nëse ju keni vendosur opsionin e bllokuesit të reklamave. Në një blog post, sot Facebook tha që reklamat e tyre nuk janë aq shqetësuese dhe të mërzitshme, prandaj do ti shfaqë ato pavarësisht nëse përdoruesit përpiqen ti shmangin.

Facebook do që të rrisë fitimet dhe kjo është një mënyrë mjaft e mirë për ta bërë këtë. Por si do të reagojnë përdoruesit? Bllokuesit e reklamave mund të eleminojnë reklama të caktuara në llogaritë e përdoruesve që zgjedhin ketë opsion pasi çdo reklamë ka një kod website dhe ata i referohen kodit për ta bllokuar atë. Në përgjithësi kodi nuk ndryshohet prandaj bllokuesit e kanë të lehtë të monitorojnë reklamat e përzgjedhura. Ndërsa tani Facebook nuk do ti konsiderojë veprime të tilla dhe do ti shfaqë gjithsesi të gjitha reklamat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat