Ja patenta e fundit e Apple… për një mjet transporti

Teknologji

Ja patenta e fundit e Apple… për një mjet transporti

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 22:21
Patenta e Apple

Gjatë viteve të fundit kanë qarkulluar fjalë se Apple do to përfshihej edhe në teknologjinë e ndërtimit të makinave, por kjo akoma nuk ka ndodhur. Apple është akoma një prodhues telefonash, tabletash dhe kompjuterash.

Por nuk është fare i rastësishëm fakti që kompania sapo ka fituar një patentë për ndërtimin e një mjeti transporti që ngjan pak i çuditshëm. Në foto duket sikur janë dy pjesë të lidhura të një automjeti të vetëm që ngjajnë pak a shumë me autobusët ‘bendy’ që përdoren gjerësisht në Londër.

Përgjigjia e Apple mbi blerjen apo jo të patentës nuk është akoma e qartë. Megjithatë është e sigurtë që ajo po planifikon diçka mbi një mjet transporti masiv që mund të bëhet realitet në vitet e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat