Facebook 360° do të vijë me opsione më të avancuara

Teknologji

Facebook 360° do të vijë me opsione më të avancuara

Më: 11 gusht 2016 Në ora: 18:37
Ilustrim

Facebook po punon në ofrimin e videove në këndvështrim 360 gradë. Cilësia e re e quajtur Guide lejon përdoruesin që ngarkon videon të drejtojë në mënyrë automatike shikuesit në këndin më të mirë të shikimit të videos. Si rrjedhojë personi që e shikon atë nuk ka  pse të klikojë mbi video dhe ta lëvizë derisa të gjejë këndin më të mirë të pamjes.

Për ta përdorur këtë, thjesht klikoni mbi opsionin “this video was recorded in 360 degree” sapo ta keni ngarkuar videon. Pastaj do të mund të përdorni komandat e kontrollit 360 gradë, ku në kutinë ‘Enable Guide’ vendosni vetë pikat e këndvështrimit nga ku doni që ta shohin videon shikuesit.

Ndërkohë që shërbimi ofron dhe opsionin e hartës së nxehtësisë ‘heatmap’, por që do të jetë e vlefshme vetëm për videot e postuara pas datës 1 Maj dhe që kanë më shumë se 50,000 shikime. Atë mund ta përdorni duke klikuar mbi ‘publishing tools’ të librarisë suaj të videove.

“Për publikuesit që do të përdorin Guide, njohuritë që merrni nga Heatmap do t’ju ndihmojnë të dini të zgjidhni pikat më të mira të interesit në videon tuaj”, thotë Paul Beddoe-Stephens, lideri i skuadrës së Facebook 360.

Cilësia do të ofrohet në Facebook në javët në vazhdim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat