Zuckerberg shet për bamirësi aksione të Facebook me vlerë $95 milionë

Teknologji

Zuckerberg shet për bamirësi aksione të Facebook me vlerë $95 milionë

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 23:29
Mark Zuckerberg me familje

Mark Zuckerberg ka shitur disa nga aksionet e Facebook me vlerë 95 milionë dollarë vetëm për bamirësi, duke përmbushur kështu premtimin që ai dhe gruaja e tij bënë vitin e kaluar mbi shitjen e një vlere të tillë aksionesh.

“Pas tatimit të taksave shitjet kishin një vlerë neto prej 85 bilionë“, thuhet sipas një raporti mbi vlerësimin e kësaj pasurie.

Çifti ka planifikuar të dhurojë çdo vit aksione me vlerë jo më shumë se 1 miliardë dollarë deri në 2018.

Ndërkohë që vitin e kaluar, Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla Chan dhuruan rreth 45 miliardë për promovimin e barazisë tek fëmijët dhe zhvillimin e potencialit të tyre.

Momentalisht Facebook numëron 1.71 miliardë përdorues aktivë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat