Të metat e Apple iOS mundësojnë spiunazhin

Teknologji

Të metat e Apple iOS mundësojnë spiunazhin

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 22:42
Apple

Të metat e sistemit operativ të Apple iOS, janë zbuluar kështu duke mundësuar instalimin e një programi për spiunazh në një pajisje, vetëm duke shtyrë përdoruesin të klikoj mbi një link, shkruan BBC.

Zbulimi është bërë pasi që një avokat i të drejtave të njeriut ka alarmuar studiuesit e sigurisë, pasi kishte pranuar mesazhe të cilat nuk i kishte kërkuar.

Njëkohësisht janë zbuluar edhe tre të meta të tjera në kodimin e Apple.

Që nga ky incident Apple ka lansuar një softuer për përditësim i cili adreson këtë problem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat