Facebook ndryshon funksionin Trending për t’i shmangur kritikat për temat e zgjedhura

Teknologji

Facebook ndryshon funksionin Trending për t’i shmangur kritikat për temat e zgjedhura

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 15:17
Ilustrim

Gjiganti i rrjeteve sociale Facebook ka riorganizuar funksionin e njohur si Trending në faqen e saj për të bërë postimet më të automatizuara, pas pretendimeve dhe paragjykimeve se po mban anë në përzgjedhjen e temave.

Mbi 1.7 miliardë përdorues të Facebook i kanë parë lajmet dhe temat përmes kombinimit të një algoritmi i cili ka përdorur një përzierje të inteligjencës artificiale dhe të dhënave të përpunuara prej dorës së njeriut.

Por me ndryshimet e reja tani, përshkrimet e storjeve që ishin të shkruara nga stafi redaktues nuk do të bëhen më, tha kompania.

Më parë Facebook u akuzua se ka shtypur pikëpamjet konservative, duke nxitur ankesat nga republikanët.

Një gazetar i i cili ka punuar për kompaninë kishte pretenduar se punëtorët e Facebook “kanë shtypur vazhdimisht lajme me interes për lexuesit konservatorë”.

Në një postim në blog, kompania tha se një hetim i brendshëm nuk gjeti prova të paragjykimit sistematik.

Por Facebook tha se ishte duke bërë ndryshime për të lejuar “ekipin e saj` për të bërë më pak vendime individuale për temat”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat