Me 7 Shtator do të jetë ngjarja e madhe e Apple

Teknologji

Me 7 Shtator do të jetë ngjarja e madhe e Apple

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 11:26
Ilustrim

Apple do ta realizojë ngjarjen e saj të madhe me 7 Shtator, kur pritet të dalë edhe iPhoni i ri dhe sahatet e përditësuar Apple Watches. Ftesat për këtë u shpërndanë sot nga Apple në të cilat shkruhej thjesht “shihemi me 7”. Ky do të jetë viti i pestë radhazi që Apple organizon një event të tillë në Shtator duke reklamuar çdo herë një nga produktet e saj më të rinj.

iPhone 7 siç kemi dëgjuar të flitet shumë këto kohë është rezistent ndaj ujit, ka RAM 3GB dhe memorie 32 GB që mund të shtohet deri në 256 GB, është më i madh, dhe ka një sistem prej dy kamerash që mund të kapë foto më të mira. Porositë e para për blerjen e iPhone 7 do të fillojnë që me 9 Shtator dhe mendohet se Apple do ta shesë atë së bashku me një palë kufje.

Përsa i përket sahateve që ajo ofron, ka dy vite që nga modeli i parë që Apple ka prezantuar dhe tani ajo po sjell një version të ri, i cili thuhet se do të ketë afërsisht të njëjtin dizajn, por do të ketë edhe GPS dhe një bateri më të madhe që do ta mbajë atë më gjatë ndezur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat