Facebook ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të festuar 50-vjetorin e Star Trek: duke ndryshuar serinë e butonave Like.
Sipas Lindsey Shepar, kryetare marketingu e Facebook Messenger, kompania po mendonte mënyra të reja për festimin e ekskluzivitetit fantastiko-shkencor.
Ajo tha se në fillim u mendua të ndërtohej një imazh i dedikuar Star Trek, i cili do t’i ofrohej të gjithë përdoruesve për ta vënë si foto profili, por më vonë u vendos të ofrohej një cilësi tjetër: të ndryshoheshin butonat Like.
Butonat kanë nënshkrimet ‘Haha’,’Wow’,’Sad’ dhe ’Angry’ dhe do të ofrohen vetëm për një kohë të limituar për fansat e Star Trek në Kanada dhe Amerikë.
Kjo nuk është hera e parë që kompania luan me butonat e saj Like, ku për ditën e Nënës, ajo shtoi një ikonë të re në formë luleje.