Apple thyen traditën, nuk do të publikojë shitjet e javës së parë të iPhone 7

Teknologji

Apple thyen traditën, nuk do të publikojë shitjet e javës së parë të iPhone 7

Më: 10 shtator 2016 Në ora: 00:25
ilustrim

Çdo vit Apple në momentin që lançon një model të ri të iPhone menjëherë bën të ditur shitjet e javës së parë. Dhe çdo vit kjo shifër është rritur duke të krijuar përshtypjen e një paisjeje shumë të suksesshme.

Këtë vit Apple do të anashkalojë traditën sipas një raporti të Reuters. Apple tha se duke qenë se rrjeti i distribuimit është rritur zbulimi i një informacioni të tillë nuk do të paraqiste kërkesën por furnizimin.

Lëvizja vjen pasi shitjet e iPhone filluan të shënojnë rënie nga viti në vit, një statistikë kjo mëse e dukshme me iPhone 6S dhe 6S Plus në 2015-tën. Në të vërtetë 6S arriti të shitej më shumë sesa 6 duke qenë se hyri edhe në tregun Kinez. Nuk është një rastësi që Apple të mos publikojë të dhënat e shitjeve sepse me shumë gjasa ky është viti i parë që modeli i ri i iPhone të performojë më keq sesa paraardhësi. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat