Dëshironi të dëgjoni muzikë dhe karikoni iPhone 7 në të njëjtën kohë? Kushton 40 dollar

Teknologji

Dëshironi të dëgjoni muzikë dhe karikoni iPhone 7 në të njëjtën kohë? Kushton 40 dollar

Më: 10 shtator 2016 Në ora: 00:30
Iphone 7

Largimi i portës 3.5 mm nga iPhone 7 ka rezultuar me një efekt të paprecedent dhe mbase një gjë që të gjithëve u ka munguar është se nuk mund të përdorni kufjet e reja me kabllin “Lighting” dhe të karikoni telefonin në të njëjtën kohë. Ose paguani 49 dollar për një dok me dy porta.

Për Apple, largimi i kufjeve tradicionale është një mënyrë për të ecur përpara por për disa përdorues është një zhgënjim. Tani jo vetëm që u duhet të blejnë një adapter nga 3.5 mm në Lighting por edhe një dok me dy porta në rast se duan të dëgjojnë dhe karikojnë telefonin në të njëjtën kohë.

1079

Në skenë hyri Belkin me produktin e ri 35 dollarësh Lighting Audio + Charge RockStart të cilin mund ta shikoni në foton e parë. Sigurisht nëse doni që të përdorni kufjet 3.5 mm, Apple ofron në paketim një adapter.

Me fjalë të tjera, një adapter i lidhur me telefonin, një tjetër adapter i lidhur në adapterin e parë dhe kufjet e lidhura në adapterin e dytë i cili është i lidhur në adapterin e parë dhe ky i fundit i lidhur me iPhone 7. Çfarë mendoni?

Mbase është koha të blini kufje Bluetooth. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat