Apple publikoi iOS 10.0.3, rregullon problemet e rrjetit celular në iPhone 7 dhe 7 Plus

Teknologji

Apple publikoi iOS 10.0.3, rregullon problemet e rrjetit celular në iPhone 7 dhe 7 Plus

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 00:51
Apple

Apple sapo ka publikuar iOS 10.0.3 për iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus. Përditësimi përmban rregullim të një problemi i cili ndikonte në humbjen e sinjalit celular përkohësisht dhe ka madhësinë e 75 megabajtve.

Ka pasur raportime se ky përditësim e adreson këtë ngërç. Përpara mbërritjes së iOs 10.0.3 përdoruesit raportonin cilësi të dobët të thirrjeve hyrëse.

pasted-image-at-2016_10_17-12_01-pm

Versioni paraardhës iOS 10.0.2 riparoi disa probleme me kontrollorët e audios dhe dështimin e aplikacionit të fotove.

Versioni madhor i ardhshëm do të jetë iOS 10.1. Ai do të përmbajtë një modalitet portret të kamerës dhe aktualisht po ofrohet në fazën beta. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat