Apple zbulon aksidentalisht detajet e MacBook Pro 2016 në macOS 10.12.1

Teknologji

Apple zbulon aksidentalisht detajet e MacBook Pro 2016 në macOS 10.12.1

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 00:36
MacBook Pro

Ishte vetë Apple e cila prishi festën e ditës së nesërme ku kompania pritet të lançoi një MacBook Pro “të ri” i ridizenjuar totalisht. Përditësimi më i fundit i macOS Sierra përmban një imazh të laptopit të ri të kompanisë.

Imazhi është pjesë e disa instruksioneve për përdorimin e Apple Pay në paisjet e reja. Ai zbulon panelin e butonave funksionalë me prekje i cili u raportuar disa javë më parë nga MacRumors.

Ky panel me prekje përshtatet në varësi të kontekstit duke shfaqur butona respektivë për aplikacione dhe funksione të caktuara. MacBook Pro i do të jetë laptopi i parë i Apple me një skaner të shenjave të gishtërinjve i cili nuk do të jetë pjesë e panelit me prekje.

Për ata kureshtarë që duan të shohin imazhin dhe kanë përditësuar laptopin e tyre në macOS Sierra 10.12.1, atëherë hapni folderin “/System/Library/PrivateFrameworks/PassKitUI.framework/Versions/A/Resources/” në aplikacionin Terminal.

Fotot konfirmojnë raportet e pak javëve më parë për pothuajse çdo veçori të spekuluar rreth laptopit të ri. Ky produkt është ndër më të vjetrit tek Apple ku përditësimi i fundit madhor nuk vjen që prej 4 vitesh.

Por është një produkt tjetër me të cilin kompania ka neglizhuar akoma edhe më shumë, Mac Pro. Dhe kjo situatë pritet të vazhdojë më tej për desktopin profesional. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat