Risi në Facebook

Teknologji

Risi në Facebook

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 17:05
Maskat

Facebook ka kopjuar përsëri Snapchat, duke lansuar një veçori të re për selfie të quajtur “Maskat”.

Duke filluar me skeletin e Halloween, një shtrigë dhe maskat kungull, disa përdorues të Facebook tani mund t’i përdorin efektet speciale kur bëjnë video Live.

Veçoria do të lëshohet sot për përdoruesit e iOS në SHBA, Britani dhe Zelandë të Re dhe figurat publike në Facebook Mentions për iOS.

Facebook thotë se maskat do të vijnë në Android dhe të gjitha vendet e botës “gjatë muajve në vazhdim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat