Apple refuzoi t'a kompensonte për shkak të emrit

Teknologji

Apple refuzoi t'a kompensonte për shkak të emrit

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 19:48
Ilustrim

Kompania prestigjioze Apple refuzoi të kompensonte një burrë për iPhonin e kthyer që kushtonte 799 paund, nëse ai mund të vërtetonte që nuk ishte diktatori iraken Sadam Husein.

Sharakat Husein, 26 vjeç, u shokua kur mori një email nga gjiganti i teknologjisë ku shkruhej se ishte në listën e qeverisë për palët e mohuara, gjë e bënte ilegale që të blinte një iPhone, sipas “The Sun”.

Husein, nga Great Barr në Birmingham, e kishte blerë iPhonin për motrën e tij dhe u përpoq të merrte paratë mbrapsht kur ajo nuk e pranoi dhuratën.

Ai nuk u besoi syve kur pa emailin e mbërritur nga Apple.

“Mendova në fillim se ishte një email i rremë. U shokova kur mësova se ishte i vërtetë. Jam shumë i inatosur që ata menduan se kisha lidhje me Sadamin Husein”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat