Facebooku, të gjallët i shpallë të vdekur

Teknologji

Facebooku, të gjallët i shpallë të vdekur

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 16:45
Ilustrim

Ka kohë që Facebook, duke dashur që të ngushëllojë sado pak të afërm apo miq të një personi që ka ndërruar jetë, prezantoi një shërbim që u shfaqte të njohurve të të ndjerit një shënim përkujtimor.

Por duket se ky shërbim është çmendur këto dy ditë dhe po ‘vdes’ me miliona përdorues të rrjetit social në mbarë botën.

Mjafton të bëhet “log out” dhe më pas sërish “log in” dhe gjasat janë të mëdha që ky mesazh t’i shfaqet kujtdo.

“Ka qenë një avari e tmerrshme që tani e kemi rregulluar. Na vjen keq që kjo ndodhi”, deklaroi një zëdhënës i Facebook.

Mes “të vdekurve” të këtij shërbimit të rrjetit social, është edhe vetë Mark Zuckerberg.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat