Risi në Facebook, ja për çfarë bëhet fjalë

Teknologji

Risi në Facebook, ja për çfarë bëhet fjalë

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 16:54
Ndryshimi në Facebook

Veçoria për biseda publike e quajtur “Dhomat” fillon të lëshohet sot në Facebook.

Sipas menaxherit të produkteve në Facebook Messenger, Drew Moxon, raporton The Courrier Mail, veçoria – që është lëshuar në Australi dhe Kanada gjatë vikendit – është për të bërë “biseda të bazuara në tema”, kështu që njerëzit të mund të flasin me njerëz të tjerë të cilët mund të mos i njohin.

Facebook kishte lansuar një aplikacion të ndarë të quajtur “Rooms” më 2014, por projekti ishte anuluar.

Tani, Facebook e ka riprojektuar idenë dhe do ta lëshojë veçorinë “Rooms” si një veçori në aplikacionin për mesazhe.

“Rooms” është dizajnuar që t’ua bëjë të mundur përdoruesve të Facebook Messenger që të shkëmbejnë mesazhe të bazuara në tema me një grup njerëzish, qoftë nëse i kanë miq në Facebook apo jo.

Techcrunch konfirmon se “Rooms” është lëshuar për momentin vetëm në Australi dhe Kanada, duke mos treguar se kur do të lëshohet për vendet e tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat