Facebook premton më shumë transparencë për performancën e video reklamave

Teknologji

Facebook premton më shumë transparencë për performancën e video reklamave

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 09:23
Ilustrim

Dy muaj pasi Facebook pranoi se kishte manipuluar kohën mesatare të shpenzuar në shikimin e video reklamave, kompania premtoi të dhëna më të sakta për reklamuesit dhe paratë e tyre që po shpenzojnë.

Ditën e Mërkure gjigandi i rrjetit social publikoi një blog të ri në uebsajtin zyrtar i quajtur “Metrics FYI,” ku do të ofrojë informacion rreth përditësimeve që pritet të hyjnë në fuqi.

Joshja e reklamuese për Facebook është një mision shumë i rëndësishëm i rrjetit social në mënyrë të të vazhdojë rritjen e të ardhurave. Prej kohësh Facebook dhe Google janë kritikuar për mungesën e transparencës në mënyrën sesi matin performancën e videove.

Veçanërisht mungesa një metode universale matjeje. Aksionet e Facebook shënuan rënie me 2.5% në 114.30 dollar në Bursën e Nju Jorkut.

Gjatë Shtatorit rrjeti social tha se indikatori i kohës mesatare të shpenzuar duke parë reklama ishte jo reale duke bërë reklamuesit të mendojnë se video kanë performuar më mirë sesa kanë qenë realisht. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat