A jetojnë më gjatë përdoruesit e Facebook-ut?!

Teknologji

A jetojnë më gjatë përdoruesit e Facebook-ut?!

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 12:56
Ilustrim

A janë mediat sociale të mira apo të këqija për ju? E pra, kjo na del të jetë pyetje e komplikuar, por duket se është në rrugë të mbarë për të marrë një përgjigje të vërtetë.

Një studim me 12 milionë përdorues të Facebook-ut, tregon se përdorimi i tij është i lidhur me jetëgjatësinë e njerëzve – ngase ajo shërben për të ruajtur dhe përmirësuar lidhjet tuaja sociale me botën e vërtetë.

Studimi është udhëhequr nga Universitetit California San Diego, me studiues William Hobbs dhe James Fowler, në bashkëpunim me kolegët e tyre nga Facebook dhe Yale. Studimi është publikuar nga Akademia Kombëtare e Shkencave.

Hulumtimi provon të konfirmoj atë që shkencëtarët kanë njohur për një kohë të gjatë në lidhje me botën offline: Njerëzit që kanë rrjete të forta sociale jetojnë më gjatë. Dhe kjo dokumenton për herë të parë se çfarë ndodh në internet.

"Bashkëveprimi në internet duket të jetë i shëndetshëm kur aktiviteti aty është i moderuar dhe plotëson ndërveprimet offline", tha autori i parë i studimit William Hobbs, i cili ka punuar në hulumtime si student i UC San Diego, për doktoratë në shkencat politike dhe tani është pjesë e Akademisë në Universitetin Verilindor.

Autori tjetër i këtij studimi, James Fowler, profesor i shkencave politike në UC San Diego, tha: "Për fat të mirë, për pothuajse të gjithë përdoruesit e Facebook, ajo që kemi gjetur është se përdorimi i balancuar në mediat online, rezulton me një rrezik më të ulët të vdekshmërisë".

Hulumtuesit tregojnë se kanë marrë të dhënat nga California Facebook dhe Departamenti i Kalifornisë së Shëndetit Publik, duke ruajtur privatësinë e përdoruesve. Ata kanë krahasuar automatikisht emrin dhe ditëlindjen e përdoruesve, të dhënat janë identifikuar dhe janë grumbulluar për gjashtë muaj me radhë duke e bërë procesin vëzhgues.

Hulumtuesit kanë studiuar pikat e veprimtarisë së përdoruesve në internet për gjatë gjashtë muajve, duke krahasuar veprimtarinë e atyre që ende jetojnë me të atyre që kishin vdekur. Të gjithë përdoruesit e studimit kishin lindur mes të viteve 1945 dhe 1989, dhe krahasimet janë bërë në mes të njerëzve të moshës dhe gjinisë të ngjashme.

Konstatimi i parë është se ata që janë në Facebook jetojnë më gjatë se ata që nuk kanë llogari. Në mesin e njerëzve që e përdorin Facebook-un, hulumtuesit kanë shikuar numrin e miqve, numrin e fotografive dhe të statuseve të reja, numrin e postimeve në mur dërguar të tjerëve si dhe mesazhet e dërguara, për të parë nëse njerëzit që ishin më aktivë kanë jetuar më gjatë. Në këto krahasime, ata  kanë analizuar jo vetëm për moshën dhe gjininë por edhe për statusin, marrëdhëniet me njerëzit, gjatësinë e kohës në Facebook, dhe përdorimin e telefonave të mençur.

Njerëzit me rrjetet mesatare apo të mëdha sociale, del se kanë jetuar më gjatë se ata që janë në përdorim më të ulët - një e gjetur kjo në përputhje me studimet klasike të marrëdhënieve offline-online.

A do të thotë gjithashtu se të jesh "popullor" në rrjete sociale ju bën të jetoni më gjatë? Ndoshta. Sipas të dy studiuesve, Hobbs dhe Fowler, është e vështirë të thuhet se cila është e vërteta në këtë mes. Kjo, siç thonë ata, ka nevojë për më shumë hulumtime.

"Lidhja mes jetëgjatësisë dhe rrjeteve sociale u identifikua nga Lisa Berkman në vitin 1979 dhe është përsëritur qindra herë nga viti në vit në kërkim të një përgjigje të saktë", ka thënë Fowler. "Në fakt, një meta-analizë e kohëve të fundit sugjeron se ndërlidhja është më e fortë se sa mendohej. Marrëdhëniet sociale duket të jenë si parashikuese e jetëgjatësisë njëjtë si pirja e duhanit, dhe më shumë parashikuese se obeziteti dhe pasiviteti fizik. Ne jemi duke i bërë këto studime për tash e dy vjet duke dashur të tregojmë se marrëdhëniet që kanë njerëzit me botën ‘online’ janë të lidhur me jetëgjatësinë e tyre, po ashtu", thotë studiuesi Fowler.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat