Ndryshime të mëdha po vijnë në Facebook

Teknologji

Ndryshime të mëdha po vijnë në Facebook

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 22:14
Ilustrim

Komente që shndërrohen në biseda dhe më shumë, rrjeti social do të prezantojë disa ndryshime të mëdha shumë shpejt.

Kur dikush komenton në postimin tuaj, bën replikë në komentin tuaj apo ju etiketon në ndonjë koment, një dritare e re do të hapet automatikisht në versionin desktop.

Këto dritare do të shfaqen së bashku me një dritare të Messenger, duke jua mundësuar që të merrni pjesë në komente pa pasur nevojë që ta braktisni Faqen e të Rejave.

Veçoria e re u vërejt nga TechCrunch, të cilët e shpërndanë një ‘screenshot’ të një lexuesi të tyre.

Facebook konfirmoi se është duke e testuar këtë veçori të re, duke thënë se është lëshuar vetëm për një numër të vogël përdoruesish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat