Ja si do t'i luftojë “Facebook” lajmet e rreme

Teknologji

Ja si do t'i luftojë “Facebook” lajmet e rreme

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 15:52
Facebook

Numri 2 i “Facebook”-ut, Sherl Sandberg, ka thënë se kompania do përpiqet të reduktojë sasinë e lajmeve jo të vërteta që postohen ne rrjetin social më të popullarizuar në botë.

“Facebook” numëron plot 1.8 bilionë profile të regjistruar gjatë gjithë këtyre viteve që ky rrjet social është aktiv, por kurrsesi  nuk duhet të fajësohet kompania për lajmet e pretenduara të rreme gjatë kohës së fushatës.

“Shumë thonë që ‘Facebook’ ndikoi në rezultatin e votimeve për presidentin e ri të Amerikës, por nuk mendojmë të kemi ndikuar sadopak. Ne po marrim vërtet përgjegjësinë tonë për atë çfarë postohet në ‘Facebook’, por jemi duke punuar me ‘palët e treta’, që lajme të tilla të publikohen  sa më pak”, u shpreh Sandberg për emisionin “Today” në NBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat