Sa do të ju kushtojë nëse humbni njërën nga dëgjueset e AirPod?

Teknologji

Sa do të ju kushtojë nëse humbni njërën nga dëgjueset e AirPod?

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 15:41
Dëgjueset Apple AirPod

Dëgjueset Apple AirPod kanë dalur së fundmi në shitje për 159 dollarë dhe pasi që nuk kanë kabllo, njëra prej tyre mund të humbas lehtësisht.

Sipas një deklarate të re nga Apple, nësë humbisni njërën prej dëgjueseve AirPod mund të bleni një dëgjuese të vetme për 69 dollarë. Për më shumë, kompania do të iu kërkoj poashtu 69 dollarë në rast se humbisni kutinë karikuese dhe dëshironi të bleni një të re.

Në ndërkohë, nëse keni nevojë për servisim të baterisë për dëgjueset, kjo do të ju kushtojë 49 dollarë nëse keni ende garancion për produktin, kurse nëse ju ka kaluar garancioni atëherë shërbimi do të kushtoj 69 dollarë.

AirPods të Apple duket se janë duke u pritur mirë nga përdoruesit e produkteve të Apple. Prej javës tjetër, këto dëgjuese do të dalin në shitje edhe përmes dyqaneve të shitjes së Apple.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat