Super virusi sulmon përdoruesit e Facebook: ja mesazhi që nuk duhet hapur

Teknologji

Super virusi sulmon përdoruesit e Facebook: ja mesazhi që nuk duhet hapur

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 10:51
Ilustrim

“Hej, çfarë jeni duke bërë në këtë video?” Me këtë mesazh hapet virusi i ri që po qarkullon në Facebook, duke infektuar faqet e përdoruesve të ndryshëm.

I përcjellur nga një prej miqve që ka kontraktuar, na fton të hapim një video në të cilën shfaqet pikërisht fotoja e profilit. Por nëse e klikoni, mesazhi do t’iu shkojë jo vullnetarisht të gjithë kontakteve në listën tuaj të miqve.

Nëse e hapni videon, ajo ju drejton në një faqe të rreme në Facebook dhe ju fton për të instaluar “ Ad Facebook  Evita”, që premton të bllokojë reklamat.

Por në të vërtetë, kjo çon në instalimin e softwareve të rrezikshme për kompjuterin tuaj. Që të mos bini në kurth, duhet të mos e klikoni videon dhe ta fshini mesazhin pa e hapur atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat