Apple synon Indinë

Teknologji

Apple synon Indinë

Më: 2 janar 2017 Në ora: 16:33
Apple, ilustrim

Ndoshta nga prilli 2017, Apple do të nisë prodhimin e iPhone në Indi.

Sipas Times of India, një furnizues tajvanez i Apple, Vvistron, po ndërton një impiant në Peenya për të prodhuar telefonin e Apple të destinuar për tregun indian. Një nga premtuesit për smartphone, bashkë me atë kinez.

Vëmendja ndaj Indisë është shumë e madhe. Tim Cook, numri një i Apple, ka deklaruar këtë vit hapjen e dy qendrave të reja të kërkimit dhe zhvillimit, në Bangalore dhe Hyderabad, dy polet teknologjik kryesor indian. Prodhimi në vend do të thotë që kompania kaliforniane do të shesë smartphone e saj me një ccmim më konkurrues, duke pasur parasysh që gjatë importit rëndojnë edhe taksa shtesë prej rreth 12.5%.

Dialogu me Indinë është intensifikuar këtë vitin e fundit. Apple ka krijuar incentiva fiskalë dhe ka kërkuar të heqë normat mbi etiketimin dhe të mos prekë dizajnin minimalist të produkteve të saj. Një tjetër objektiv i rëndësishëm është hapja e Apple Store indian.

Sa i përket prodhimit, edhe Foxconn, furnizuesi historik tajvanez i Apple, është impenjuar për një fabrikë në shtetin indian të Maharashtra, ku do të prodhojë pajisje jo vetëm për Apple, dhe sicc thotë Times of India, edhe për Xiaomi apo OnePlus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat