Apple Watch 3 vjen në vjeshtë të këtij viti

Teknologji

Apple Watch 3 vjen në vjeshtë të këtij viti

Më: 4 janar 2017 Në ora: 09:28
Apple Watch

Apple Watch 2 është lëshuar në shtator të vitit të kaluar, dhe tani sipas nëj raporti të ri thuhet se në vjeshtën e vitit 2017 do ta shohim gjeneratën e tretë të orës së mençur të Apple, modelin Watch 3.

Lajmi bëhet i ditur nga një raport i Digitimes, të cilët kanë thënë se Quanta do të bëjë brezin e tretë të orës së re për Apple.

Apple me sa duket do të mbajë dizajnin e njëjtë të Apple Watch sikurse modeli aktual, por modeli i ri duket se do të ketë disa përmirësime të performancës dhe gjithashtu përmban karakteristika të reja.

Sa më shpejt që të marrim më shumë detaje rreth versionit të ri të orës së Apple – Watch 3, duke përfshirë edhe disa specifika për pajisjen, do t’i publikojmë ato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat