Mark Zuckerberg i vë vetës një qëllim

Teknologji

Mark Zuckerberg i vë vetës një qëllim

Më: 5 janar 2017 Në ora: 10:22
Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, ka bërë me dije sfidat e tij për vitin 2017 dhe njëra është të vizitojë e takojë njerëz në të gjitha shtetet amerikane.

32-vjeçari i postoi qëllimet e tij në Facebook-un personal dhe do t’i duhet të vizojë 30 shtete për të vizituar të gjitha shtetet amerikane, pasi pjesën tjetër e ka vizituar edhe më parë.

Vitin që kaloi, Zuckerberg kishte disa sfida të tjera, mes të cilave ishte 365 milje ecje, të lexonte 25 libra dhe të mësonte gjuhën Mandarine të bashkëshortes Priscilla.

Pas tejçimit të këtij qëllimi për vitin që sapo ka hyrë, kanë nisur dhe hipotezat e para se Zuckerberg një ditë mund të kandidojë për president të SHBA-ve.

“Udhëtimet e mia këtë vit do të kenë disa forma të ndryshme. Ecje në rrugë me bashkëshorten Priscilla, ndalime në qytete të vogla dhe universitete, takime me mësues dhe shkencëtarë dhe vizita në vende turistike përgjatë rrugës”,- shkruan Zuckerberg mes të tjerash në statusin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat