Facebook ju dëgjon edhe kur bisedoni

Teknologji

Facebook ju dëgjon edhe kur bisedoni

Më: 12 janar 2017 Në ora: 18:44
Ilustrim

Facebook mund të jetë duke e përdorur celularin e përdoruesve për të mbledhur të dhëna mbi atë çfarë janë duke biseduar, ata aplikacioni i tij dëgjon çfarë po ndodh përreth, por vetëm si një mënyrë për të parë çfarë po dëgjojnë ose shikojnë njerëzit, për t’i sugjeruar që të postojnë për to.

Kjo veçori ka qenë në dispozicion për disa vite, por paralajmërimet e fundit nga Kelli Burns, një profesor në Universitetin e Floridas, SHBA, kanë tërhequr vëmendje të madhe.

Profesori Burns ka thënë se kjo vegël përdorë zërin që mbledh jo vetëm për t’i ndihmuar përdoruesit, por edhe për t’i dëgjuar diskutimet e tyre për t’iu shërbyer reklama të ndryshme.

Burns thotë se për ta testuar këtë, diskutoi disa tema me njerëz pranë celularit dhe më pas zbuloi se rrjeti social i shfaqi reklama po të atyre temave. Pretendimi i Burns përputhet me raportet e mëhershme online që thoshin se rrjeti social shfaqë reklama bazuar në atë çfarë kanë biseduar njerëzit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat