“Apple” në gjykatë për monopolizimin e tregut të aplikacioneve të “iPhone”

Teknologji

“Apple” në gjykatë për monopolizimin e tregut të aplikacioneve të “iPhone”

Më: 13 janar 2017 Në ora: 18:52
Ilustrim

“Apple” duhet të përballet në gjykatë me pretendimet e konsumatorëve se është përpjekur të monopolizojë tregun e aplikacioneve përgjatë periudhës 2007-2013, një padi e cila nëse vërtetohet mund t’i kushtojë gjigandit amerikan qindra miliona dollar.

Çështja e cila u pushua nga një gjykatë e një shkalle të ulët u ringjall nga një gjykatë federale në San Francisko ditën e enjte. Paneli prej tre gjykatësish arriti në përfundimin se vendimi i gjykatës së parë ishte i gabuar kur kishte thënë se konsumatorët nuk kishte prova të mjaftueshme për të paditur “Apple” si blerës direkt.

Padia fillon që në 2011-tën dhe thoshte se “Apple” ka shkelur ligjet amerikane duke kërkuar që aplikacionet e “iPhone” të shiten në “App Store” duke ndaluar shitjen e tyre nga zhvilluesit në forma të tjera.

Zhvilluesit e aplikacioneve për “iPhone” duhet ti japin “Apple” 30% të vlerës dhe jo vetëm por kompania vendos kur çmimet rriten dhe pengon hyrjen e konkurrentëve në tregun e aplikacioneve.

“Apple” hodhi në treg “iPhone” në 2007 duke krijuar një mur përmes të cilit vetëm aplikacionet e aprovuara nga kompania lejoheshin në hynin në telefon.

Përfaqësuesi ligjor i paditësve, Mark Rifkin, tha se miliona konsumatorë do të kenë mundësi të marrin 30% nga shitjet e aplikacioneve. Nga ana tjetër “Apple” tha se nuk shiste softuer në mënyrë direkte, përkundër shiste softuer të distribuimit të shërbimeve për zhvilluesit.

“Apple” solli në vëmendjen e gjykatësve një vendim të 1977 i cili thoshte se konsumatorët nuk mund të kërkojnë dëmshpërblim për një produkt që vetë kompania nuk e shet në mënyrë direkt.

Megjithatë paneli i gjykatës federale tha se gjykata e parë kishte gabuar në pranimin e këtij argumente sepse përdoruesit e “iPhone” janë konsumatorë direktë të përmbajtjes në “App Store”.

Kompania nuk ka dhënë zyrtarisht një koment lidhur me ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat