Studimi i ri: Facebook po na izolon

Teknologji

Studimi i ri: Facebook po na izolon

Më: 24 janar 2017 Në ora: 09:49
Ilustrim

Në pamje të parë, duket sikur rrjetet sociale kane potencial të pafundmë që ta zgjerojnë botën tonë, duke na lidhur me ide të reja dhe njerëz në mbarë botën, të cilët përndryshe nuk do t’i kishim zbuluar, shkruan CNN.

Mirëpo një studim i ri tregon krejt të kundërtën: Rrjetet sociale në fakt na izolojnë, duke na krijuar përshtypjen se kemi nevojë gjatë tërë kohës për konfirmim dhe po ashtu na izolojnë vetëm në fusha të caktuara.

Në një studim të ri të gjeturat e të cilit janë publikuar në një revistë, thuhet se përdoruesit e Facebook, zgjedhin kryesisht që lexojnë vetëm një material apo janë të orientuar vetëm në një fushë.

Sipas studimit, informacioni që marrim përmes Facebook’ut është kryesisht homogjen dhe zakonisht nëpër muret tuaja, rrotullohet e njëjta gjë dhe e njëjta përmbajtje ngase edhe miqtë tuaj shpërndajnë gjëra që tashmë i keni parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat