Çka nëse një kërkim i emrit tënd “Online” të shpie në gjëra që ti nuk dëshiron t’i shohësh

Teknologji

Çka nëse një kërkim i emrit tënd “Online” të shpie në gjëra që ti nuk dëshiron t’i shohësh

Më: 30 janar 2017 Në ora: 14:51
Ilustrim

Kjo është dilema që po përballet një 30 vjeçare nga Njujorku që kishte rënë viktim e hakmarrjes. Gruaja anonime-që ne do ta quajmë Zonja X,  u filmua fshehtas nga i dashuri i saj derisa ata ishin duke bërë dashuri.

Pas tre muajsh lidhja e tyre mori fund në Nëntor të 2015, ish i dashuri i saj ngarkoi disa video me përmbajtje pornografike për hakmarrje, pa pëlqimin e saj.

Avokatja e Zonjës X , Ryanne Konan sqaroi se kjo eksperiencë e kishte traumatizuar klienten e saj.

’’Ajo nuk kishte qenë më e njëjta, ajo ishte e ndikuar, ajo ishte më të vërtetë e trishtuar dhe kishte nevojë për ndihmë’’. Ajo madje nuk mund të aplikojë për punë më, ajo nuk e di se si do të jetë e ardhmja e saj,’’theksoi Konan.

Konan ishte munduar të largonte videot e klientes së saj,por ish i dashuri i saj i kishte ngarkuar këto video thuajse në çdo faqe pornografike dhe emri i saj do mbetej në rezultatet e kërkimit.

Këto faqe kanë sisteme për raportimin e postimin e videove pornografike në raste që janë postuar pa pëlqimin e dikujt tjetër,por Konan thotë që nuk punojnë.

“Ne e kemi rapotuar këtë. Atyre thjeshtë nuk iu intereson.Ata nuk larguan ndonjë gjë nga ajo faqe.Ne kështu vendosëm të bëjmë diçka më të fuqishme.Në mënyrë që vëmendja e tyre të kthehej nga ne,’’theksoi Konan.

Konan dhe Zonja X ndihen që duhet të ndërmarrin një aksion drastik, që ta pastrojnë emrin e saj.

Prej rastit të Zonjës X,Konan është kontaktuar nga viktima të tjera të pornografisë.

Prodhuesja e filmave Cynthia Lowen është takuar me shumë viktima të ngacmimit ’’online’’.Ajo është duke e bërë një dokumentar lidhje me këtë problem.

“Mënyrat sesi femrat janë objektiva të ngaçmimeve ’’online janë të ndryshme, pra varet nga objektivat e mashkullit që janë online,’’shtoi Lowen.

Megjithëse shumë nga shtetet e Shba kanë ligje kundër publikimit të videove me përmbajtje pornografike pa pëlqimin e personit tjetër,Njujorku nuk e ka atë.Për këtë arsyeje ish i dashuri i Zonjës X nuk është ngarkuar me një kryerje të një vepre penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat