Federata e konsumatorëve ngre padi kundër WhatsApp-it

Teknologji

Federata e konsumatorëve ngre padi kundër WhatsApp-it

Më: 30 janar 2017 Në ora: 16:42
Ilustrim

Federata e konsumatorëve të Gjermanisë ka ngritur padi kundër udhëheqjes së WhatsApp-it për mbledhjen dhe ndarjen e të dhënave të përdoruesve të këtij aplikacioni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Federata e organizatave gjermane të konsumatorëve (vzbv) sot ka konfirmuar se padia është dorëzuar në Gjykatën shtetërore në Berlin.

 Në të theksohet se WhatsApp "ka mbledhur dhe ruajtur ilegalisht të dhënat e përdoruesve dhe të njëjtat i ka shpërndarë në Facebook".

 WhatsApp është aplikacion komunikimi, këmbimi të mesazheve, fotove dhe videove në telefonat e mençur. Në fillim të vitit 2014, ky aplikacion kishte rreth 500 milionë përdorues, kur iu shit Facebook-ut për 19 miliardë dollarë.

Facebook në vitin 2014 formoi sistemin e saj global për këmbimin e mesazheve dhe verën e kaluar njoftoi se WhatsApp do të ndajë numrat e telefonit për përdoruesit e saj.

Ndaj këtij njoftimi reaguan ashpër dhomat për mbrojtjen e të dhënave private në Gjermani dhe vendeve tjera.

 "Kur Facebook mori WhatsApp-in në vitin 2014 premtoi se WhatsApp do të mbetet i pavarur. Përdoruesit besonin se të dhënat e tyre do të mbeten vetëm në WhatsApp dhe se nuk do të jenë në dispozicion në Facebook", thuhet nga organizata gjermane.

 WhatsApp nga ana tjetër, ka deklaruar se tyre "Politikat e tyre të privatësisë dhe parametrat e reja janë në përputhje të plotë me ligjet në fuqi".

 Gjithashtu, kanë theksuar se shpërndarja e të dhënave, apo numrat e telefonit celular me Facebook-un "përkohësisht janë pezulluar".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat